Dua Lipa e pranishme në festën private të ditëlindjes së Bella Hadid

Dua Lipa e pranishme në festën private të ditëlindjes së Bella Hadid

Ditën e djeshme, modelja e famshme botërore, Bella Hadid, ka festuar 23-vjetorin e saj të lindjes.

Të pafundme kanë qenë urimet për të në rrjete sociale, mirëpo këtë ditë të veçantë, modelja ka vendosur ta kalojë vetëm me personat më të afërt për të.

23-vjeçarja është fotografuar në New York me motrën e saj, Gigi-n, mamanë Yolanda si dhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila tashmë është e dashura e vëllait të tyre, Anwar-it.

Mesa duket, Bella ka dashur të festojë në mënyrë sa më private dhe të ketë pranë vetes personat më të dashur, duke përfshirë në këtë listë edhe kunatën, Dua Lipën.

Duket se gjërat mes Duas dhe familjes së Annwar-it shkojnë shumë mirë.

Vajzat e mbështesin njëra-tjetrën, madje Dua ishte e pranishme edhe në ceremoninë e varrimit të gjyshes së tyre disa ditë më parë, për t’i dhënë ngushëllimet e saja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 23:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA