Dua Lipa: Ironike por muzika iu bën keq këngëtarëve

Dua Lipa: Ironike por muzika iu bën keq këngëtarëve

Dua Lipa ka thënë se muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve.

Teksa fliste për revistën Billboard, këngëtarja ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.

“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24 vjeçarja.

Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.

Këngëtarja me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 7, 2019 22:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA