Dua Lipa shkëlqen me fustanin e qepur nga kreatorja, Krenare Rugova

Dua Lipa tashmë gjendet në kryeqytetin tonë, Prishtinë dhe po merr pjesë në aktivitete të ndryshme.

Këngëtarja jonë së fundi ka ndarë 100 mijë së bashku me fondacionin e krijuar të bamirësisë “Sunny Hill Foundation”.

Zeshkania gjatë ditë së nesërme do të performojë në festival, ku deri më tani janë shitur dhjetëra mijëra bileta të koncertit që do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Së fundi bukuroshja jonë ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa merr poza me një fustan të shkurtër të zi.

Ajo ka treguar se këtë fustan që e shfaq atraktive dhe mjaft seksi e ka dizajnuar dhe qepur kreatorja e modës, Krenare Rugova.

“Bërë me dashuri nga Prishtina. Faleminderit Krenare Rugova”, ka shkruar 22-vjeçarja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore dhe do të mbajë koncerte të tjera anembanë globit.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 9, 2018 15:44

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed