Dua të të bëj të Lumtur Golden Eagle dhuron një shtëpi

Dua të të bëj të Lumtur Golden Eagle dhuron një shtëpi

LOT GËZIMI, BIZNESMENI NGA KOSOVA IA DHURON NJË SHTËPI FAMILJES SHQIPTARE LIVE NË EMISION

Pronari i kompanisë “Golden Eagle” nga Kosova është treguar edhe njëherë zemërgjerë.

Shaqiri Palushi, live në emisionin ” Dua të të bëj të Lumtur ” në Top Channel ka dhuruar një shtëpi për një familje skamnore në Shqipëri, shkruan AlbanienShow

Antoneta kur kishte qenë e re ishte martuar me mblesëri me dikë që e kishte takuar vetëm një herë.

Vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë bashkëshortin e saj që të emigronte në Greqi dhe pikërisht në këtë moment kishin nisur problemet në familjen e tyre. Ai nuk ishte kujdesur për Antonetën dhe vajzat, madje shpeshherë i keqtrajtonte ato.

Kjo si pasojë e varfërisë ekstreme dhe problemeve që bashkëshorti i saj kishte me alkoolin.

E rrethuar nga varfëria dhe problemet e vazhdueshme, Antoneta kishte vendosur që të divorcohej. Pas divorcit ajo nuk kishte pasur mundësinë që të kujdesej për vajzat, prandaj dy prej tyre i kishte dërguar në jetimore. Ishte pikërisht kjo arsyeja pse ajo i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

“Jeni gjithçka për mua dhe dua t’ju kërkoj shumë po shumë falje që ju kam dërguar në jetimore”, u shpreh Antoneta.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i krijoi mundësinë Antonetës që të jetonte me vajzat e saj duke i dhuruar një shtëpi. Kjo dhuratë u mundësua nga kompania “Golden Eagle”, me pronar Shaqir Palushin, e cila ka nisur një fushatë bamirësie në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shkurt 10, 2019 13:30
Loading...