Dugolli: Zgjedhjet në veri demantim që Kosova s’ka juridiksion atje

Dugolli: Zgjedhjet në veri demantim që Kosova s’ka juridiksion atje

Njohësi i çështjeve politike, Bujar Dugolli, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve në veri i demanton zërat që Kosova s’ka juridiksion në veri.

Ai ka folur të mërkurën në “Monitor” te RTK.

“Ky është një mesazh më i madh se sa një palë zgjedhje, për faktin se zgjedhjet u shpallën nga institucionet e Kosovës. Kjo i demanton zërat që Kosova nuk ka juridiksion në pjesën veriore”, është shprehur Dugolli.

Sipas tij, vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje tregon që Lista Serbe ka filluar ta humbë autoritetin dhe kjo është gjë e mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 10, 2019 20:41
Loading...