Dy arrestime në Tetovë

Dy arrestime në Tetovë

Dy arrestime Policia ka kryer gjatë ditës së djeshme në Tetovë. Në rastin e parë bëhet fjalë për një person i cili ka qenë i shpallur në kërkim, për vazhdim të vuajtjes së dënimit me burg, kurse në rastin e ditë Policia ka privuar nga liria 19- vjeçarin A.K. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur marijuanë.

Dje rreth orës 10 e 40 minuta, pjestarët e policisë të Sektorit për punë të brendshme-Tetovë, në rrugën ,,Gjorçe Petrov,, në Tetovë, e kanë arestuar 33-vjeçarin K.K. nga Tetova, i cili ka qenë i shpallur në kërkim, për vazhdim të vuajtjes së dënimit me burg, njofoton Flaka

Pas dokumentimit të rastit në Stacionin policorë Tetovë, i njëjti është dërguar dhe dorëzuar në
burgun e ,,Idrizovës,, në Shkup.

Po ashtu, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, mbrëmë (1- dhjetor) rreth orës 23.00 e kanë privuar nga liria 19- vjeçarin A.K. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur marijuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 12:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA