Dy orë në natyrë bëjnë mirë për shëndetin

Dy orë në natyrë bëjnë mirë për shëndetin

Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien. Sipas një studimi të ri, kjo ndodh edhe nëse thjeshtë qëndron i ulur dhe shijon natyrën.

Nëse do të konfirmohet edhe nga kërkime të mëtejshme, dy orë në natyrë mund ti bashkohen pesë ditëve fruta dhe perime dhe 150 minutave ushtrime në javë, si këshillë zyrtare për një shëndet të mirë.

Përfundimi është bazuar në intervistat e 20 mijë personave në Britaninë e Madhe, për aktivitetin e tyre në një javë. Nga ata që kishin shpenzuar pak apo aspak kohë në natyrë, një e katërta raportoi shëndet të keq dhe thuajse gjysma tha se nuk ishin të kënaqur me formën e tyre. Në kontrast, vetëm një në shtatë nga ata që kishin kaluar të paktën dy orë në natyrë thanë se shëndeti i tyre nuk ishte i mirë.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Korrik, 2019 14:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.