Dy raste të virusit “koksaki” në kopshtin “Prolet” në Kozle

Dy raste të virusit “koksaki” në kopshtin “Prolet” në Kozle

Nga Komuna e Karposhit sot kumtuan se dy fëmijë të cilët shkojnë në kopshtin “Prolet” (Pranvera) në lagjen e Kozles, janë infektuar me virusin “koksaki”, transmeton Medial.mk.

Pasi mjekët amë e kanë diagnostikuar virusin, prindërit e fëmijëve e kanë njoftuar drejtorinë e kopshtit “Prolet”, i cili menjëherë për rastet e ka informuar Qendrën për shëndet publik – Sektori për epidemiologji. Nga Komuna e Karposhit, theksuan se është kryer dezinfektim shtesë në grupet ku qëndrojnë fëmijët, si dhe në hapësirat e tjera të objektit.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për raste të tilla. Përveç kësaj, në mënyrë parandaluese, sipas protokollit, personi mjekësor – specialist, ka kryer kontrolle edhe ndaj fëmijëve të tjerë dhe është konstatuar se virusi ‘koksaki’ nuk është zgjeruar tek fëmijët e tjerë”, kumtoi Komuna e Karposhit.

Qëndrimi në kopshtin “Prolet” po zhvillohet pa ndërprerje. Gjatë javës së kaluar, Komuna e Karposhti, zbatoi dezinfektim vijues pranveror në të gjitha kopshtet në territorin e Komunës së Karposhit.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:51
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE