Dy shqiptarë nga Maqedonia mes të vdekurve në aksidentin në Serbi

Dy shqiptarë nga Maqedonia mes të vdekurve në aksidentin në Serbi

Autoritetet serbe kanë zbardhur emrin e viktimave që humbën jetën sot në aksidentin e rëndë zinxhiror që ndodhi në autostradën Beograd – Nish, si pasojë e mjegullës së dendur. Mes 7 të vdekurve janë edhe dy shtetas të Maqedonisë, që janë shqiptarë Burim D. dhe Lulzim R. të moshës rreth 37 vjet.

Në aksidentin e rëndë zinxhiror janë lënduar mbi 35 veta, ndërsa ka dëme të mëdha të makinave dhe mjeteve transportuese.

Aksidenti ndodhi në autostradën Beograd-Nish, në drejtimin mes qyteteve Qupria dhe Jagodina, publikoi “Blici” serb.

Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas shkrimit në “Blic” jetën e kanë humbur edhe pesë shtetas serbë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për MIA-n deklaruan se nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd tani për tani nuk kanë asnjë konfirmim zyrtar nga MPB-ja serbe për shtetas të vdekur të Maqedonisë.

Në aksidentin rrugor, sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria serbe e Punëve të Brendshme, janë lënduar 27 persona të cilët janë transferuar në spitalin në Jagodinë dhe Qupria.

Në aksident janë përfshirë 34 automjete. Shkak për aksidentin është mjegulla e dendur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2018 19:39
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
9°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE