Dyshime për parregullsi në procesin gjyqësor për grupin e Kumanovës

Dyshime për parregullsi në procesin gjyqësor për grupin e Kumanovës

Për rastin Lagja e Trimave nga 38 personat e akuzuar, 4 janë liruar, 8 u dënuam me burgim të përjetshëm ndërsa të tjetër me 746 vjet burg. Por, epilogu gjyqësorë për rastin Lagja e Trimave ka rezultuar me shkelje të dispozitave ligjore si dhe lirive dhe të drejtave të njeriut. Avokatët pohojnë se gjykata nuk ka pranuar asnjë provë nga ana e tyre, ndërsa si rezultat i kësaj nuk është vërtetuar as gjendja faktike.

Deri në shkallën e parë ka kaluar me një padrejtësi të pa pame deri më tani. Nuk ka pas rast deri më tani që asnjë provë e mbrojtjes të mos pranohet – deklaroi Naser Raufi, Avokat.

Akoma nuk janë zbardhur çështjet kyçe për rastin e Kumanovës dhe shpresoj se gjendja faktike do të ndryshojë në tërësi – u shpreh Artene Ademi, Avokate.

Aktualisht procesi gjendet në fazën e përkthimit të vendimit. Gjykata ka prolonguar përkthimin pasi që sipas tyre, bëhet fjalë për përkthim voluminoz dhe ndërkohë numër të vogël të përkthyesve. Sipas mbrojtjes, prolongimi i vendimit të përkthyer ka prapavijë tjetër. Avokatët ankohen edhe për gjendjen shëndetësorë të të paraburgosurve.

Mendoj se është një arsyet jo serioz sepse e dijë që ka shumë përkthyer aty. Vlerësoj se qëllimi është që të vonohen edhe seancat në Gjykatën e Apelit dhe të akuzuarit të rrinë në paraburgim ku është shumë më rënë. Kjo bëhet me qëllim vonimin e rikthimit të lëndës – theksoi Naser Raufi, Avokat.

Të akuzuarit akoma gjenden nëpër paraburgime nëpër kushte të rendë për 3 vite. Një pjesë e tyre janë në qeli, pra në vetmi dhe kushte të rënda ku edhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë – shtoi Artene Ademi, Avokate.

Dilemat e lartpërmendura, përfshirë edhe ngritjen e dyshimeve për këtë rast nga shteti i Kosovës, ka reflektuar me kërkesën e mbrojtjes dhe familjarëve për hetim ndërkombëtarë. Një hetim të tillë e ka premtuar tashmë disa herë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Kemi thënë që në fillim se Qeveria është e gatshme për hetim ndërkombëtarë për këtë rast. Duke u nisur nga dispozitat ligjore në Maqedoni, hetimi ndërkombëtarë nuk mund të bëhet derisa rasti ndodhet në procedurë gjyqësore. Duhet rasti të merr epilog përfundimtarë që më pas të mund të kyçen ekspertët ndërkombëtar – dekalroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Pas marrjes së vendimit të formën e shkruar, mbrojtja do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Se a do të zbardhet e vërteta për Kumanovën përmes epilogut vendas gjyqësorë ose hetimit ndërkombëtarë, mbetet të shihet.

Adrian Kerimi

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 9, 2018 14:52

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE