E dyshuara në rastin “Reket”, mediat: Remenski nuk del nga kabineti

E dyshuara në rastin “Reket”, mediat: Remenski nuk del nga kabineti

Nënkryetarja e Parlamentit Frosina Remenski Tashevska ishte në kabinet, por ajo nuk ka pranuar takim me ekipin e Tv Telma. Fillimisht ka pasur takim, dhe pastaj koordinatori i saj i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitroski dhe deputeti Dime Velkovski u larguan nga zyra e saj, por ajo nuk doli nga aty, shkruan Telma, përcjell FLAKA.

Ata nuk komentuan asgjë, dhe zyra e Remenski i ka thënë ekipit të Tv Telma se ajo as nuk mund të pranonte dikë e dhe as të fliste.

Remenski dyshohet në një hetim të zgjeruar të “Reket” pasi prokurorët njoftuan zyrtarisht se ajo po ndjek gjithashtu zyrtarë për përfshirje në Lidhjen Ndërkombëtare të Boki 13 në skandalin me paratë.

“Një prej të dyshuarve si zyrtar, së bashku me të dyshuarin e parë, morën pjesë në takime të organizuara nga i dyshuari i parë, duke përdorur reputacionin dhe autoritetin e tij, dhe të dëmtuarit kishin përshtypjen se ekzekutivi ishte prapa projekteve të propozuara”, tha prokuroria e krimit të organizuar.

Njëzet minuta më vonë Remenski u largua nga seanca e Kuvendit ku diskutohej mbi ribalancin dhe u nis për në kabinetin e saj. Ai nuk u është përgjigj thirrjeve të Tv Telma.

Remenski mbante postin e kryetares së nderit të Lidhjes Ndërkombëtar, e cila udhëhiqet nga Bojan Jovanovski Boki 13, i dyshuari i parë në rastin “Reket”.

Ajo është një nga dy deputetët e LSDM-së që janë marrë në pyetje si dëshmitarë në prokurori.

Tani ajo është e dyshuar. Kryetari i Partisë dhe Kryeministri Zoran Zaev fillimisht njoftuan sanksione dhe ndjekje partiake për të gjithë zyrtarët që do të mbulohen nga “Reket”.

Për nesër Zaev njoftoi më shumë shpjegime. Remenski ndryshe është me propozimin e LSDM-së Nënkryetare e Kuvendit. Nuk ka pasur asnjë reagim për postin e saj sot, megjithëse ajo ka dhënë dorëheqjen si anëtare e komitetit të mbikëqyrjes së shërbimit sekret për arsye të tjera. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 21:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA