E mirë kjo, nëse shkoni me biçikletë, do të shikoni film falas

E mirë kjo, nëse shkoni me biçikletë, do të shikoni film falas

Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga 1 prilli i 2019-s, për filmdashësit që do të shkojnë në Kinotekë me biçikletë, do të ofrojë bileta falas, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i kësaj është të ngritët vetëdija për mbrojtje të ambientit jetësor.

Aksioni do të zgjat deri në fund të muajit prill, ndërkaq pas kësaj, ata që do të shkojnë me biçikletë do të paguajnë vetëm 50 përqindëshin e biletës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 26, 2019 11:28
Loading...