Edhe Gjermania kundër ndryshimit të kufijve

Ambasada e Gjermanisë ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve.

“Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur,” thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme”, është shprehur Vuçiq.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:48

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed