Edhe sonte është mbajtur protestë para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes së emrit

Edhe sonte është mbajtur protestë para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes së emrit

Edhe sonte para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë disa qytetarë kanë dalur në protestë për të shprehur revoltën e tyre në lidhje me ndryshimin e emrit të shtetit. Ata kërkojnë nga Qeveria të jep dorëheqje nga mbajtja e referendumit për emrin, transmeton Portalb.mk.

Nesër, para ndërmjetësuesit të çështjes së emrit Metju Nimic, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do ta nënshkruajnë marrëveshjen e emrit të ri, në nënshkrim të marrëveshjes do të marrin pjesë edhe kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Për nesër në orën 13 e 30, VMRO-DPMNE-ja ka caktuar protestë kundër Marrëveshjes së emrit në Manastir, ndërsa grupi i tifozëve Komit Shkup do të protestojnë sërish nesër mbrëma.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 16, 2018 22:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.