EDITORIAL: Dorëheqja e Asim Musës, pësim për mësim

EDITORIAL: Dorëheqja e Asim Musës, pësim për mësim

Një nga lajmet e ditës së sotme padyshim që është dorëheqja e Asim Musës  nga pozita e zëvendës ministrit të Shëndetësisë, që erdhi si pasojë e publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, ku pretendohet se ai në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Musa në dorëheqjen e tij potencoi që: “Me kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë vetëm kam njoftuar pacientin se ndërhyrja për shtetasit e huaj pa sigurim shëndetësorë në Maqedoni është private  dhe e kam njoftuar për koston e mundshme”.

Po dorëheqja dhe arsyetimi i tij nuk janë thirrja e editorialit nga redaksia Flaka.

Kjo histori e re, paraqet fillimin e hapjes së kutisë së Pandorës në mjekësi. Kjo lëmi kohëve të fundit është shumë aktuale, sidmos pas incidenteve të shumta në korridoret e spitaleve, ku pacientët kanë reaguar edhe me dhunë fizike ndaj mantelave të bardha.

U bë bujë e madhe për fenomin e dhunës në Spitale, por një element thelbësor nuk u përmend as në ndonjë resht të lajmeve të shumta. Askush nuk e vuri në dukje shkakun që pse ka ardhur deri tek incidentet. U gjykuan dhe dënuan verbalisht veprimet e pacientëve ndaj mjekëve, por nuk u gjykua dhe dënua edhe veprimi i disa mjekëve në vendet e tyre të punës.

Gjithmonë me përjashtime, qytetarët janë dëshmitarë të sjelljes jonjerëzore të mjekëve që kanë kryer betimin e hipokratit. Për objektivitet, betimi i Hipokratitt është një lloj ligji moral i njeriut me profesionin mjekë që bëjnë para se të fillojnë këtë profesion.

Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Betimi i hipokratit jo rastësisht u theksua në këtë editorial, dhe duhet të shërben si reflektimin për të gjithë ato mjekë që me veprimet e tyre bien ndesh me këtë betim të tyre.

Sot, Asim Musa dha dorëheqje dhe e bëri shumë mirë. Por, për fat të keq, gjeste të tilla që quan në dorëheqjen e tij, janë të pranishme në masë të madhe në mesin e mjekëve. Duhet të pajtohemi se ka përjashtime dhe kjo është lavdia e mjekësisë, por ka edhe raste eklatante që jemi dëshmitarë të përditshëm.

Lajmi senzacional, si duket nuk e preku vetëm Musën, por shumicën e mjekëve me “mizën ndër kapelë”, dhe çuditërisht pati një heshtje nga ana e mjekëve për rastin në fjalë.

Të jemi të sinqertë, të gjithë jemi dëshmitarë të përgjigjeve nga mjekët:

Ky inçizim nuk bëhet te Spitali, aparatin e kemi defekt dhe mund ta bëni te ordinanca atje.

Këtë shërbim nuk e kryejmë këtu, mundet ta bëjmë pasdite në ordinancën time, etj…

Është mirë që ndodhi ky rast, që çdo kush të reflekton, dhe në rend të parë pacientët. Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 15, 2019 12:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA