EDITORIAL | I papranueshëm kërcënimi ndaj gazetarëve

EDITORIAL | I papranueshëm kërcënimi ndaj gazetarëve

Numri i rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve kohëve të fundit është rritur shumë, duke filluar nga forma elektronike e deri te forma e kërcënimeve me vdekje. Kësaj dukurie nuk i shmanget edhe Maqedonia, dukuri kjo që tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. 

Mosndëshkimi i kryerësve së këtyre sulmeve dhe kërcënimeve ka rritur pasigurinë e gazetarëve për të shkruar për fenomene negative që ndodhin në vendin tonë.

Gazetarët gjithmonë janë më të dukshëm dhe marrin përsipër rreziqe që të na sjellin informata që na duhen për të kuptuar botën. Ata janë veshët dhe sytë tanë për botën dhe na shërbejnë që ta kuptojmë shoqërinë, t’i mbajmë në kontroll ata që janë në pushtet, qoftë atë politik apo ekonomik. Kjo është edhe arsyeja pse gazetarët janë aq shpesh nën kërcënim.

Kërcënimet ndaj gazetarëve paraqesin sulm ndaj demokracisë dhe kufizim të mundësisë që opinioni të ketë qasje në informacione dhe ide të llojeve të ndryshme.

Mediat sigurisht që janë duke bërë punë të mirë, dhe përderisa janë duke bërë një punë të mirë ndodhin edhe sulme, kërcënime dhe presioni nga grupe të interesit të cilat, të paktën në rastet tona, janë të lidhura direkt me partitë politike, me qeverinë dhe me pushtetin.

Në një situatë të tillë, është e paranueshme pengimi i lirisë së të shprehurit dhe puna profesionale e gazetarëve, që duhet të jetë e lirë nga çfarëdo lloj presioni.

Kërcënimet e drejtuara drejt kryetarit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, nga ana e funksionarit të lartë partiak partiak të partnerit të koalicionit në Qeveri BDI, Bekir Asani, mbesin të papranueshme.

Ky kërcënim është kërcënim për lirinë tonë të informacionit dhe për demokracinë tonë.

Redaksia Flaka,  zëshëm kërkon nga institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të ndërmarrin masa të patjetërsueshme për t’u sqaruar rasti dhe për t’u penguar incidentet e radhës të këtilla.

Redaksia FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 12, 2018 09:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA