EDITORIAL | Ministri i parë shqiptar që dha dorëheqje morale në Maqedoni

EDITORIAL | Ministri i parë shqiptar që dha dorëheqje morale në Maqedoni

Rasti i Almirit  solli dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji. Kjo vepër po vlerësohet lartë nga qarqe politike dhe intelektuale dhe mbetet zyrtar i cili do të mbahet mend si zyrtari i parë që dha dorëheqje nga detyra në shenjë përgjegjësie morale. 

”Angazhimi primar i kësaj qeverie është që gjyqësori të ecë në këtë rrugëtim drejt vende evropiane. Duhet të jemi të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm. Kur u betuam në mënyrë solemne u zotuam se do të kthejmë besimin e qytetarëve. Vendimi kontrovers për rikualifikimin e veprës ”Almiri” lëkundi besimin tim. Unë, përshkak të lëkundjes së këtij besimi, ndjej obligim moral të jap dorëheqje, jo si akt i dështimit e as presionit por si akt që besojë se do të jetë sensibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe gjithë shoqërisë”.

Prononcimi i tij, tregon për motivin e dorëheqjes. Paraprakisht, qarqe të caktuara kërkuan dorëheqjen e tij.

Tek blloku politik shqiptar, kjo dorëheqje paraqitet unike, edhe pse, edhe më herët ka pasur dorëheqje nga funksione të kabintetit qeveritar.

Në vitin 2013, dy anëtarë shqiptarë të kabinetit qeveritar në Shkup, Teuta Arifi zv/kryeministre për eurointegrime dhe Nevzad Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal kanë dhënë dorëheqje nga postet ministrore, pasi nga partia e tyre BDI janë kandituar për zgjedhjet lokale të 24 Marsit.

Sakaq, 8 ministra nga te cilet 2 zv/Kryeministra dhe 4 zv/ministra dorëhiqen në vitin 2016 dhanë dorëhqje nga kabineti qeveritar. Musa Xhaferri, Fatmir Besimi, Abdylaqim Ademi, Adnan Jashari, Bekim Neziri, Lirim Shabani, Nurhan Izairi, Po ashtu, zv/ministrat: Zemri Qamili, Ilmi Selami, Ardian Xheladini dhe Nimetulla Halimi

Dorëheqje pati edhe në qeverisjen VMRO-DPMNE dhe PDSH gjatë viteve 2006 – 2008 nga ministri i atëhershëm i kulturës, Ilirjan Beqiri. Redaksia FLAKA

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 21, 2018 07:34

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE