EDITORIAL | Ngjarje të improvizuara si paranojë e zhvillimeve politike

EDITORIAL | Ngjarje të improvizuara si paranojë e zhvillimeve politike

Në Republikën e Maqedonisë tashmë është bërë praktikë që ngjarjeve të ndjeshme politike tu paraprinë ngjarje paralele të kurdisura me skenare dhe improvizime të paramenduara. 

Ky realitet shoqëron skenën politike në Maqedoni që nga fillimi i demokratizimit të shtetit.

Sa herë që politika ka ngelur ngushtë, ka paramenduar zhvillime artificiale me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së opinionit.

E keqja e gjithë këtyre situatave kryesisht ndërlidhet me skenare anti-shqiptare. Në raste të tilla, fajtorë kujdestarë janë shqiptarët.

Kujtojmë ngjarjet e Korrikut të vitit 1997 në Gostivar. Dyshimet ishin që ngjarjet u inicuan nga aktorët e politikës zyrtare për të tërhequr vëmendjen nga devalvimi i denarit në atë kohë.

Ngjaje të tilla pati edhe më herët edhe pastaj.

Kujtojmë rastin e Sopotit, rastin në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Brodecin e shumë të tjera.

Në rastin e parë, shqiptarët duhej të paraqiteshin Anti-Nato.

Në rastin e Komunavës duhej të tërhiqej vëmendja e opinionit nga “bombat” e Zaevit.

Skenaret kanë ndryshuar por qëllimi ka qenë i njëjtë, devijimi i opinionit nga problemet reale.

Kjo metodë nuk duket e largët edhe për kohën në të cilën jetojmë dhe mund të llogaritet edhe si metodë veprimi i pushtetit aktual.

Kujtojmë debatin për TVSH-në për personat fizik që tejkaljnë vlerën e të hyrave vjetore mbi 1 milion denarë. Një varg paqartësish dhe reagimisht, karakterizuan obligimin që personat fizik të cilët kanë bërë qarkullim mbi 1 milion denarë në vit të regjistrohen si obligues të TVSH-së. Ky obligim ligjor u aktualizua nga vetë drejtuesit e DAP-it dhe u pa si “spin” në qarkullim për të devijuar vëmendjen e opinionit nga çështja e zgjidhjes së emrit.

Kjo periudhë u shoqërua edhe me rastet gjyqësore “Monstra”, “Sopot” dhe së fundmi edhe rasti i Almirit.

Këto zhvillime ngjallën reagime Pro at Contra dhe nëse dikush i paramendoi si “spin” zhvillime për tërheqjen e vëmendes së opinionit publik, qëllimi dhe pritshmëritë u arritën në maksimum.

Çdo zhvillim bart edhe pasoja. E tillë ishte edhe dorëheqja e ministrit të drejtësisë, Bilent Saliji i cili për shkaqe morale rreth rastit të Almirit dha dorëheqje.

Edhe miratimi i ligjit të gjuhëve barti në vete shumë reagime dhe bukur mirë tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

Edhe puna e PSP-së duket që ka një mision të caktuar. Në raste të veçanta shpallen procesura parahetimore dhe hetimore për personalitete dhe ngjarje të ndjeshme. I tillë ishte edhe rasti me procedurën e regjistrimit të popullatës në vitin 2012.

Me siguri nuk mund të filet për të gjitha rastet, por që në shumicën e tyre prapavija është më se e qartë s’do mend të konludohet.

Ngjarje të tilla, pritet të ketë edhe në të ardhmen por involvimi i shqiptarëve urojmë të mos ketë kosto të larta me fate dhe jetë njerëzish, ashtu siç ka pasur në të kaluarën.

Redaksia FLAKA 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 23, 2018 07:52

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-2°
Tue
-2°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE