EDITORIAL | Rastet e montuara politike, refren i dëgjuar në protesta, media…

EDITORIAL | Rastet e montuara politike, refren i dëgjuar në protesta, media…

Rastet e montuara politike është një term i përsëritur në protesta, qarqe intelektuare, media dhe gjithandej. Në momentet kur janë denoncuar rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve, jo çdo kush ka qenë i bindur në atë që ka dëgjuar dhe parë.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, u dhanë të drejtë qindra e mijëra protuestuesve shqiptarë, u dhanë të drejtë mediave në gjuhën shqipe që të dalluar nga mediat në gjuhën maqedonase kanë mbajtur anën e së vërtetës dhe që rezulton të kenë pasur të drejtë plotësisht.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, dëshmuan dhe arsyetuan dyshimet e popullatës shqiptare ndaj institucioneve të shtetit.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, arsyetuan deklaratën e ambasadorit amerikan Xhes Bejli për mungesën e besimit ndaj gjyqësorit.

“Besimi i shoqërisë në Maqedoni ndaj sistemin gjyqësor është element për të cilën duhet të vendosin vet qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në rritjen e besimit; unë nuk dua të gjykojë nëse sistemi është i aftë të përballet me këtë rast apo ndonjë rast tjetër, por sfidat me të cilat përballet Maqedonia tregojnë se është shumë e rëndësishme të kihet sistem gjyqësor ta paanshëm, transparent, të pavarur. E di që këtë e duan qytetarët dhe çdo qytetar çdo kund e dëshiron këtë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar në këtë çështje”, deklaroi Xhes Bejli, Ambasador i SHBA-së në Maqedoni”.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, u dhanë të drejtë të gjithë atyre nënave që derdhnin lotë dhe flisnin për pafajsinë e fëmijëve të tyre.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, u dhanë të drejtë eskpertëve shqiptarë, (gjykatës, avokatë, prokurorë) që flisnin që po bëhet padrejtësi ndaj shqiptarëve.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, duhet të shërbejnë edhe për rastin e “Almirit” që po shtrembohet nga mbetjet interne të institucioneve gjyqësore në Maqedoni.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, le të shërbejnë për faktorin ndërkombëtar në Maqedoni që të kuptojnë drejtë shqetësimin e popullatës shqiptare në këtë shtet.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, le të shërbejnë për rastin shumë të dyshimtë në Lagjen e Trimave.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, le të shërbejnë edhe për shumë raste të tjera që në opinion u perceptuan si raste të montuara dhe motivuara politikisht.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, le të shërbejnë si kambanë alarmi për rastin që mund të shpiken në të ardhmen kundër shqiptarëve në Maqedoni.

Rastet e fundit gjyqësore “Sopoti” dhe “Monstra”, arsyetojnë protesën e së enjtes që pritet të mbahet rreth rastit të Almirit të vogël.

Redaksia FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 20, 2018 07:54

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE