Efikasiteti në institucionet shëndetësore, qytetarët: Mungon shërbimi i duhur dhe ilaçet

Efikasiteti në institucionet shëndetësore, qytetarët: Mungon shërbimi i duhur dhe ilaçet

Qytetarët në përgjithësi nuk janë të kënaqur nga shërbimet shëndetësore.

Ata thonë se më së shumti kanë probleme me projektin “termini im” dhe me barërat sepse vetëm në fillim të muajit mund të marrin me receta dhe pastaj të paguajnë privat dhe kjo u kushton qytetarëve.

“Jo jo .Ata që premtojnë nëpërmjet televizionit ajo nuk është në praktikë ja barërat nuk i kanë në kohë , psh nëse nuk i merr për 2-3 ditë në fillim të muajit atëherë barëra nuk ke duhet ta presësh muajin tejtër që kjo nuk është në rregull”.

“Nuk jam I kënaqur nga të gjitha shërbimet mjeksëore sidomos me “termini im”sepse kur e cakton terminin pas 2 -3 mujave ndërsa deri atëherë nuk I dihet njeriut a është i gjallë”.

“Mirë është nuk është gjithcka e zezë”.

“Nuk është as më së miri por edhe keq nuk është .Psh: tek privati është më mirë normalisht aty paguhet më shumë .Unë me shëndet mirë jam,mirëpo vitin e kalur isha në spital por mirë më trajtuan”.

“Nuk di cka të them .Mirë mirë çka të them”.

“Për barërat nëse kalon I 10-ti e i 15-ti, problem është, nuk mund ti gjesh me receta”.

“Ka vende që me të vërtetë mjekët janë të sjellshëm dhe duan të ndihmojnë por nuk është vetëm tek mjekët edhe ne duhet në disa raste të përmbahemi e mos të grindemi”, shprehen qytetaret e anketuar.

Edhe përkundër pakënaqësisë në efikasitetin dhe shërbimet shëndetësore, qytetarët nuk i humbin shpresat për përmirësimin e pasqyrës së përgjithshme shëndetësore nga ana e institucioneve kompetente, të cilat duhet të reflektojnë në drejtim të përmirësimit të situates momentale, si në aspect të cilësisë dhe profesionalizmit ashtu edhe në furrnizimin e rregullt të barnatoreve me ilace.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 25, 2019 19:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...