Ekspertët: Krimi kompjuterik kërkon më shumë vëmendje

Ekspertët: Krimi kompjuterik kërkon më shumë vëmendje

Për shkak të mbrojtjes së interesave të shtetit, Maqedonia duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje krimit kompjuterik, përkatësisht atij sajber- janë shprehur ekspertë vendor dhe të huaj.

Sot në Ohër në kuadër të Programit për shkencë të NATO-s u debatua për mënyrën se si të parandalohen sulmet sajber dhe si të bëhet luftë më efikase kundër këtyre kërcënimeve.

Vetëdija për rrezikun e hapësirës sajber është në nivelin e duhur. Por, gjithashtu duhet ta përforcojmë administratën që t’u përgjigjet këtyre sfidave sepse ata janë të fuqishëm aq sa është e fuqishme pika juaj më e dobët –  deklaroi Metodi Haxhi Janev- profesor në Akademinë ushtarake.

Nuk flasim vetëm për përcaktimin e veprave penale që kanë të bëjnë me krimin sajber. Kjo është diç më e gjerë të cilës të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje, jo vetëm shteti për shkak të sigurisë nacionale, por edhe ata që nuk janë faktor në shtet, siç janë individët, kompanitë dhe korporatat dhe çdo “stejt holder” i përfshirë që mund të jetë faktor apo cak i sulmeve – u shpreh Kristina Misheva- profesoreshë universitare.

Anëtarësia në NATO vendit do t’i sjellë luftë më efikase kundër kërcënimeve moderne, shprehet eksperti amerikan, Alan Bril.

NATO-ja është zhytur thellë në konceptin e mbrojtjes sajber, por është e rëndësishme edhe mënyra se si sundimi i të së drejtës do të zbatohet në këtë koncept. Maqedonia patjetër të jetë e gatshme dhe NATO kërkoj që vendi të jetë i gatshëm që të mund t’i përgjigjet këtij koncepti – tha Alan Bril- ekspert nga SHBA-ja.

Në debat morën pjesë rreth njëzet ekspertë të fushës nga vendi dhe jashtë si dhe rreth dyzet mysafirë.

Miki Trajkovski – ALSAT

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 4, 2019 15:42

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA