Ekspertët: Situata politike ndikon negativisht në ekonomi; Tatimi progresiv, anketa e “Zenit”: Qytetarët nuk besojnë se paratë shkojnë ku duhet

Ekspertët: Situata politike ndikon negativisht në ekonomi; Tatimi progresiv, anketa e “Zenit”: Qytetarët nuk besojnë se paratë shkojnë ku duhet

Situata aktuale politike ndikon negativisht në pagesat e tatimeve por edhe në gjithë situatën ekonomike.

Kështu theksoi ekseperti i çështjeve tatimore, Pavle Gocev i cili porositi faktorët poltik për të qetësuar siutatën politike dhe ti’u kthehen çështjeve reale që tangojnë vendin.

“Gjithsesi që ndikon negativisht kur keni situatë të palakmusheme, gjegjësisht inkurajon idetë e disa njerëzve që detyrimet ligjore mund ti anashkalojnë. Në këtë kontekst mendoj se është me e mirë që të qetsohet klima politike dhe ti kthehemi ekonomisë ashtu siç duhet”, u shpreh eksperti ekonomik Pavle Gacov.

44 përqind nga qytetarët mbështesin tatimin progeresiv, ndërsa 40 përqind të tjerë nuk pajtohen me këtë model, thonë rezultatet e anketës së relaizuar nga organizata jo qeveritare Zenit.

“Ajo që është interesante është se shumica qytetarët janë shprehur se nuk do të përdorin mënyra të ligjshme ose të paligjshme për ti shmangur tarifat më të larta të tatimit personal. Nga kjo mund të themi se shumica e qytetarëve është një solidaritet se duhet të mbështetur kategorit e rreiukuta sociale. 85 përiqnd e qytetarëve janë të pakënaqur me mënyrën se si shteti shpenzon paratë e tyre, dhe vetëm gjashtë përqind janë të kënaqur. Kjo tregon se qytetarët nuk janë të sigurt se fondet shtesë të mbledhura në bazë të tatimit progresiv do të shkojnë në vendin e duhur”, theksoi Aleksandër Nikolov nga organizata “Zenit”.

Me iplementimin e sistetim të ri të tatimit personal, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti shteti ka grumbulluar rreth 20 milion euro më tepër se vitin e kaluar.

Këto shifra u publikuan në debatin rreth efektetet nga reforma në tatimin personal.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 20:08

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.