Eksperti i njohur publikon pamjet: Një anije jashtëtokësore në Trekëndëshin e Bermudës (FOTO)

Eksperti i njohur publikon pamjet: Një anije jashtëtokësore në Trekëndëshin e Bermudës (FOTO)

Një nga eksploratorët më të njohur në botë pretendon se ka bërë një zbulim spektakolar.

Darrell Miklos, ekspert i Discovery Channel, thotë se poshtë Trekëndëshit të Bermudës gjendet prova e një vizite jashtëtokësore në planetin tonë para qindra vitesh.

Miklos beson se zbulimi i tij do të shokojë botën.

Duke përdorur një hartë të NASA-s, që thuhet se identifikon 100 anomali magnetike në Trekëndëshin e Bermudës, ai është zhytur për të hetuar rrënojat e një anije të vjetër.

Por në vend të saj, gjahtari i thesarve thotë se ka gjetur një strukturë të çuditshme, që nuk e ka hasur më parë.

Ai thotë se bëhet fjalë për një anije aliene.

Tashmë ekipi i tij po bën të pamundurën për ta nxjerrë në sipërfaqe.

Por jo vetëm anija, Miklos thotë se ka mbetur i befasuar edhe nga disa formacione rreth këtij objekti, të gjitha të mbuluara me korale, që mendohet se janë shumë të vjetra.

Edhe pse në këtë zonë ka rrënoja anijesh që mund të vlejnë miliona dollarë, tashmë ky zbulim është bërë më i rëndësishmi i jetës së tij.

Ai madje ka vizatuar edhe një pamje se si duket anija që ka zbuluar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse anija do mund të nxirret në sipërfaqe për analiza të mëtejshme.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 9, 2018 15:46
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
16°
19°
Thu
19°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE