Elezi merr pjesë në Forumin Rajonal BDB 2018

Elezi merr pjesë në Forumin Rajonal BDB 2018

Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi merr pjesë në Forumin Rajonal BDB 2018 “Infrastruktura për Rritje” të organizuar nga Banka Bullgare për zhvillim që do mbahet në Sofie të Bullgarisë, njofton Flaka

Në këtë Forum do të diskutohet për investimet infrastrukturore Plani Juncker -Si të punohet me Fondin Europian për investime infrastrukturore Strategjike në Bullgari dhe në Rajon.

Kjo ngjarje do të krijoj një platformë të nivelit të lartë për diskutime midis palëve të interesit, krijuesve të politikave të lartë, drejtuesve të bankave, financuesve, zyrtarëve të BE dhe qeverive nga rajoni.

• Në vitin 2018, fokusi i Forumit është investimi në infrastrukturë si një kanal për një rritje të qëndrueshme dhe mbrojtje të ambientit, konvergjencë dhe kohezion në rajon

• EFSI dhe fuqia e saj financiare për të mbështetur investimet në infrastrukturë në rajon

• Ngjarja është gjithashtu pjesë e Programit Zyrtar të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE në 2018.

Në forum do marrin pjesë Ministrat e Financave dhe Ekonomisë nga rajoni, Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, Vilhelm Molterer Drejtor i Fondit për investime strategjike në Bashkimin Europian, Këshilltar të BDB në Bordin e Drejtorëve, dhe përfaqësues nga Këshilli Europian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 16, 2018 14:16

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE