Elezi merr pjesë në Konferencën e Parë Globale mbi tatimet në Nju Jork | FOTO

Elezi merr pjesë në Konferencën e Parë Globale mbi tatimet në Nju Jork | FOTO

Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi merr pjesë në Konferencën e Parë Globale e Platformës për Bashkëpunim mbi Tatimet – Tatimet dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që mbahet në  Nju Jork, SHBA, që organizohet nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar ndërkombëtar dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), njofton Flaka 

Në Konferencë do të shqyrtohen  drejtimet kryesore për politikën dhe administrimin e taksave të nevojshme për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Sesionet e konferencës do të mbulojnë pesë fusha tematike: mobilizimi i burimeve vendore dhe shteti, roli i taksave në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike, investimeve dhe tregtisë, dimensionet sociale të taksave (varfëria, pabarazia dhe zhvillimi njerëzor) zhvillimi i kapaciteteve tatimore, bashkëpunimi tatimor.

Konferenca do të mbështetet në dialogun global mbi taksat, dhe njohuritë dhe pikëpamjet nga konferenca do të ndihmojnë në informimin dhe formësimin e punës së ardhshme të  Platforma për Bashkëpunimin mbi Tatimin -PCT dhe anëtarëve të saj. Konferenca gjithashtu synon të ofrojë udhëzime për vendet e ndryshme dhe palët e tjera të interesit për mënyrën se si të synojnë më mirë përpjekjet tatimore për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në konferencë marrin pjesë Ministrit e financave nga e gjithë Bota, dhe përfaqësues të lartë politik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 14, 2018 22:32

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu