Elezi: Nga ky vit fillon Regjistrimi i pronarëve të vërtetë të firmave

Elezi: Nga ky vit fillon Regjistrimi i pronarëve të vërtetë të firmave

Nga ky vit do të fillojë regjistrimi i pronarëve të vërtetë e me këtë rast do të evidentohen personat fizik, pronarët e subjekteve juridike të cilat disponojnë ose kontrollojnë firmat. Megjithatë, kjo risi është pjesë e miratuar e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terorizmit e që është në pajtim me regullativën europiane i miratuar vitin e kaluar.

Nga Ministria e financave theksojnë se kjo dhe masat tjera janë në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve dhe luftës kundër korupsionit përmes përforcimit të transparencës.

“Regjistri i pronarëve të vërtetë duhet të prezantojë system që ka si për qëllim të bëj transparencën e pronarëve dhe strukturave juridike të angazhuara ose të evidentuar si pronarë të vërtetë, i njejti në këtë rast duhet të tregojë pronarin ose personin juridik që në fakt ka kontrollë ndaj firmës, gjithashtu Ministria e financave ka vënë në përdorim edhe Rregulloren për regjistrim në Regjistrin i cili bën rregullimin e mënyrës së vendosjes së të dhënave, lajmërimin e pronarëve të vërtetë, pjesa e pronësisë, kërkesa teknike dhe mënyra e mirëmbajtjes administrative. Maqedonia ka bërë një përparim të madh në luftën kundër larjes së parave dhe parandalimit të terorizmit, e këtë e ka vërtetuar edhe Instituti i Bazelit në raportin e vitit 2018”, ka vlerësuar kështu mes tjerave zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Maqedonia është një nga vendet që nga viti 2018 mund të lavdërohet se gjendet në listën e 10 vendeve në mbarë botën me rezik më të ulët për larje të parave dhe financim të terorizmit. Ka bërë një përparim të dukshëm duke tejkaluar kështu 15 pozita në rang listë. Sa për ilustrim, në raportin e vitit 2016 Maqedonia ka qenë në listë tek top 10 vendet si humbës më të mëdhenj me rritjen e nivelit të rezikshmërisë për larje të parave dhe financim të terozimit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 19:47
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.