Elezi: Përforcim i bashkëpunimit me BB, 420 milion euro për projekte infrastrukturore

Elezi: Përforcim i bashkëpunimit me BB, 420 milion euro për projekte infrastrukturore

Në fillim të vitit, Banka Botërore dha dritë jeshile për zbatimin e kornizës afatmesme prej 420 milion dollarë për vendin tonë dhe siguroi 120 milion dollarë mbështetje për pesë projekte për të përmirësuar infrastrukturën lokale, modernizimin e sektorit të pensioneve dhe bujqësisë, përmirësimin e efikasitetit energjetik të institucioneve publike dhe sigurimin e aksesit në shërbime me brez të gjerë e me cilësi të lartë.
Deri në fillim të vitit të ardhëshëm duhet të nënshkruhet marrëveshja me Bankën Botërore (BB) ku do të sigurohen 70 milion euro për zbatimin e Projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin të rrugëve lokale. Përmes Projektit të ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve lokale, komunat me projekte të sektorit lokal do të mund të shfrytëzojnë fondet për të përmirësuar infrastrukturën lokale, kështu theksoi zëvendës ministrja Elezi.
Përmes projektit për efikasitetit energjetik në vlerë prej 25 milion euro do të investohen në përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike në komuna, si dhe në përmirësimin e efikasitetit energjetik të institucioneve publike.
Projekti i modernizimit të bujqësisë është në vlerë prej 46 milion euro, nga të cilat 4.5 milion euro do të jenë grant mjete. Ky projekt do të përmirësojë konkurrencën e sektorit bujqësor përmes një sistemi këshillues dhe qendrave të blerjes bujqësore, duke forcuar kapacitetet zbatuese të IPARD.
Projekti i Modernizimit të Sektorit të Pensioneve është gjithashtu pjesë e mbështetjes së Bankës Botërore për reformën e pensioneve. Ky projekt do të modernizojë administratën e pensioneve, do të krijojë një regjistër të vetëm të sigurimeve shoqërore, do të forcojë sistemin e punësimit dhe rehabilitimit profesional për personat me aftësi të kufizuara.
Një marrëveshje me Bankën Botërore për të financuar projektin `Maqedonia digjitale` në vlerë prej 30 milion euro duhet të nënshkruhet nga mesi i vitit të ardhshëm për të mundësuar hyrjen në shërbimet e brezit të gjerë me cilësi të lartë, përfundon kështu zëvendës ministrja Elezi.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 13:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA