Elvana sjell pamje nga prapaskenat e xhirimit të klipit të këngës “Fustani”

Elvana sjell pamje nga prapaskenat e xhirimit të klipit të këngës “Fustani”

Elvana Gjata po shijon suksesin e këngës së re.

Elvana Gjata ditë më parë publikoi këngën e re, të cilën e solli në duet me reperin Capital T.

Dy artistët bashkëpunuan për këngën “Fustani”, e cila menjëherë është shndërruar në hit dhe po dëgjohet kado.

Kënga e tyre tashmë ka marrë tre milionë klikime në kanalin YouTube, lajm ky që i ka gëzuar dy artistët pa masë.

Ishte Elvana ajo e cila së fundi ka publikuar disa imazhe na prapaskenat e xhirimit të këtij klipi, në të cilat erdhi si çdo herë shumë joshëse.

E veshur me një fustan të shkurtër në pjesën e përparme, këngëtarja vuri në pah këmbët seksi.

Elvana pranoi komente pozitive nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentuan për paraqitjen në klipin e ri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 3, 2019 21:47
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.