Ëmbëlsirë kungulli

Ëmbëlsirë kungulli

Përbërësit

500 gr përzierje keku (të verdhë)

1/3 filxhan gjalpë (i shkrirë)

1 vezë

800 gr kungull

1/2 filxhan sheqer kaf

2/3 filxhan qumësht

3 vezë

2 lugë gjelle erëza

1/4 filxhan gjalpë (i ftohtë)

1/2 filxhan sheqer (të bardhë)

3/4 filxhan arra (të copëtuara)

Përgatitja

1.Nxehim furrën paraprakisht në 175 gradë C dhe lyejmë lehtë me yndyrë një tavë pjekjeje

2.Lemë mënjanë 1 filxhan përzierjeje keku. Përziejmë mirë përzierjen e mbetur të kekut me gjalpë të shkrirë dhe 1 vezë .

3.Përzierjen e përhapim në fund të tavës të përgatitur për pjekje.

4.Në një tas të madh përziejmë kungullin, sheqerin kaf, qumështin, 3 vezë dhe erëzat. I përziejmë mirë dhe e hedhim këtë përzierje mbi përzierjen e kekut në tavën e pjekjes.

5.Në një tas të vogël me një blender pastiçerie, ose në një procesor ushqimi, përziejmë gjalpin e ftohur dhe sheqer të bardhë derisa përzierja të ngjajë me një tul buke të trashë. E hedhim nga pak mbi përzierjen e kungullit. Hedhim sipër tyre edhe arrat e copëtuara.

6.E pjekim për 45 deri në 50 minuta, deri sa të marrë ngjyrë të artë sipër.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 7, 2018 22:56
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...