Ëmbëlsirë me banane dhe biskota

Ëmbëlsirë me banane dhe biskota

Një recetë e thjeshtë ëmbëlsire me banane dhe biskota. Nuk ka nevojë për pjekje, dhe kjo është një arsye më shumë që ta gatuani atë, sepse ju merr vetëm pak kohë.

Përbërësit:

2 banane

400 gr biskota

250 ml qumësht

200 gr çokollatë

300 ml pana

Përbërësit:

Shtoni kremin pana në një enë dhe rriheni me një mikser. Ndërkohë, shtoni qumështin në një nenë dhe kaloni në të biskotat. Renditini një shtresë biskota në një enë për ëmbëlsira dhe mbi të shtonin një shtresë pana.

Prejini bananet në feta të holla dhe renditini mbi biskota. Ndiqni të njëjtin proces duke vendosur një shtresë biskota, një shtresë pana dhe më fund bananet, derisa përbërësit të përfundojnë.

Copëtojeni çokollatën dhe idheni në sipërfaqen e ëmbëlsirës. Vendoseni në frigorifer për disa orë dhe më pas është gati për t’u shërbyer.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 16, 2019 22:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA