EMRA TË MËDHEJ TË ESTRADËS NESËR NË ZHELINË | FOTO+VIDEO

EMRA TË MËDHEJ TË ESTRADËS NESËR NË ZHELINË | FOTO+VIDEO

Emra të mëdhenj të estradës muzikore dhe artistike nga vendi dhe jashtë tij, nga dita e nesërme, do të performojnë në fshatin Zhelinë, në kuadër të edicionit të dytë të festivalit Sofra Fest, që realizohet nga komuna e Zhelinës, për nder të ardhjes së mërgimtarëve, por edhe krijimit të një festivali të përvitshëm me karakter tradicional dhe argëtues.

Kështu, mbrëmjen e nesërme në Zhelinë, në kuadër të Sofra Fest, do të performoj i madhi Mirush Kabashi, i cili do jetë i pasuar nga mbretërit e muzikës së vendit tonë,Jetmir Rexhepi, e Selami kolonja, Besjana Memeti, Shkodran Tolaj dhe doajenët e muzikës popullore të trevave të Pollogut, Vëllezërit, Jashar dhe Idajet Sejdiu. Mbrëmja është planifikuar të fillojë në orën 19 tek pishina e fshatit, ku edhe do jetë e vendosur skena gjigante e këtij manifestimi kulturor e artistik. Programi që fillon ditën e nesërme, (e enjte – 25 korrik), do shtohet në laramani edhe me Shoqërinë kulturore artistike Karshijaka dhe Burrat e Gradecit, të cilët pritet të performojnë pjesë të riteve, dokeve e zakoneve tradicionale të vendit tonë.

Nata e dytë, e festivalit, do jetë e pasuruar e mbretëreshën e muzikës tetovare, Elita Arifi, e cila do të pasohet nga aktori tetovar i Stand UP komedisë, Hasim Memishi – SOPI, i cili për të rinjtë, do performojë copëza të humorit tetovar. Në fund, si zakonisht, më të rinjtë, do mund të argëtohen edhe me muzikë elektronike që do performohet nga Dixhejt që janë pjesë e festivalit SOFRA FEST të Komunës së Zhelinës.

Ndërkohë, të shtunën pritet që ky festival të arrij kulmin e tij, me perfomimet që do mbahen në fshatin Sallarevë të kësaj komune, sidomos, me gatimet tradicionale të trevave tona, veshjet e vjetra por të pa harruara asnjëherë nga banorët e zonës, dhe bisedat e gjata nën zjarrin e natës, që do organizohen nga banorët vendas, në koordinim me komunën e Zhelinës, e cila për të dytën herë me radhë, ia arrin që të organizojë këtë manifestim të bukur kulturor.

Mbrëmja e tretë dhe e fundit, kulmin e saj, pritet ta arrij edhe me organizimin që për herë të parë do të bëhet në këtë fshat, kampim malor, nëpër tenda por edhe nën qiell të hapur, gjë kjo që synon të ve kapakun gjithë këtij organizimi.

Kreu i komunës së Zhelinës, blerim Sejdiu, ka shfrytëzuar rastin ditë më parë që, në këtë manifestim, të thërret jo vetëm banorët e Zhelinës, por gjithë artdashësit, e me theks të veçantë mërgimtarët, duke ju uruar kështu, një mirëseardhje të ngrohtë, gjithë atyre që e duan të bukurën, artin…

 

 

https://www.facebook.com/albportali/videos/2346076778815910/

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Korrik 24, 2019 18:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.