Erdogan: Luftëtarët kurdë vazhdojnë të mbeten në kufi

Erdogan: Luftëtarët kurdë vazhdojnë të mbeten në kufi

Presidenti turk, Tayip Erdogan deklaroi se forcat paraushtarake kurde YPG nuk janë tërhequr nga disa zona kufitare, pavarësisht ujdisë.

Turqia arriti dy marrëveshje të veçanta me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për largimin e milicive kurde nga e ashtëquajtura “ zonë e sigurtë“ që planifikon të krijojë në rajon. Në këmbim, Ankaraja ra dakort t`i jepte fund offensives.

Por tani Erdogan thotë se trupat turke janë sulmuar nga këta elemente që vazhdojnë sipas tij të veprojnë në zonë. Turqia, tha ai, “nuk do të mbetet spektatore e këtyre sulmeve”.

“Këto zona nuk janë pastruar nga terroristët. Ata nuk janë larguar as nga Tel Rifaat e as nga Manbij” ka thënë kreu i shtetit turk, duke iu referuar dy qyteteve në kufirin perëndimor.

Por ai bëri më tej dhe një pohim befasues: sipas Erdoganit, forca amerikane janë ende duke zhvilluar patrullime të përbashkëta me YPG-të në rripin prej 30 kilometrash brenda kufirit, ku milicët kurdë supozohet të ishin tërhequr, shkruan tch, transmeton Klan Kosova.

“Si i shpjegon Amerika patrullimet me organizata terroriste në këtë rajon, edhe pse ishte marrë vendimi që të tërhiqeshin? Nuk ishte kjo marrëveshja jonë”, tha i zemëruar presidenti turk.

Një sondazh opinioni I realizuar së fundi tregoi se mbështetja e turqve për Erdoganin u rrit me 3,7 përqind muajin e kaluar, kur Ankaraja nisi inkursionin në Siri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Nëntor, 2019 20:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.