Erdogan: Morsi është dëshmor që humbi jetën gjatë luftës së tij në të cilën besonte

Erdogan: Morsi është dëshmor që humbi jetën gjatë luftës së tij në të cilën besonte

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ish-presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, i cili më herët ndërroi jetë, ishte “simbol i shtypjes” kundër tij dhe kombit të tij.

“Morsi është dëshmor që humbi jetën gjatë luftës së tij në të cilën besonte. Historia kurrë nuk do t’i harrojë tiranët që shkaktuan martirizimin e tij”, deklaroi presidenti Erdogan.
Televizioni shtetëror egjiptian raportoi se 67-vjeçari Morsi humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë në seancën gjyqësore ku ai përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos në grusht shtetin ushtarak në vitin 2013, raporton AA.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.

Ish-presidenti Morsi në vitin 2013 u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 23:16
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.