Ermal Mamaqi tregon sa para fiton Ardit Gjebrea

Ermal Mamaqi tregon sa para fiton Ardit Gjebrea

Moderatori Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar i radhës në emisionin “Treshat” ku tregoi detaje të reja në lidhje me karrierën dhe jetën e tij personale.

Teksa po fliste për rivalët e tij, Ermali tregoi se një nga prezanruesit që vlerësonte më shumë është Ardit Gjebrea. I ngacmuar nga Bora Zemani për rrogën e Gjebreas, Mamaqi tha se është një vlerë e çmendur.

“Më ka thënë shifrën sa duhet të fitoj në një sezon televiziv, për mua ishte e pabesueshme thashë kaq lek mund të fitohen?”– u shpreh Ermali.

Gjithsesi moderatori u tregua i rezervuar dhe nuk ka preferuar ta thotë shifrën e pagesës në emision.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 22:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.