EurAktiv – Trembëdhjetë vende të BE-së kërkojnë që të hapen negociatat me Shkupin

EurAktiv – Trembëdhjetë vende të BE-së kërkojnë që të hapen negociatat me Shkupin

Trembëdhjetë vende anëtare të BE-së, kryesisht anëtare të reja nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Austria dhe Italia, përgatitën një draft dokument me qëllim që ta ringjallin kredibilitetin e politikës së zgjerimit të Unionit, para së gjithash kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Dokumenti, i cili është në formë “non-pajper”, do të duhej të prezantohet në takimin e ambasadorëve të BE-së më 12 qershor në Bruksel.

Pas këtij dokumenti qëndrojnë Estonia, Lituania, Letonia, Çekia, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta, bëri të ditur EurAktiv Beograd (Rrjet ndërkombëtar Interneti i agjencisë Beta, i dedikuar aktiviteteve të BE-së), përcjellë KOHA.

“Ideja është që të inicohet ftesa për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi për EurAktiv një diplomat anonim nga njëri nga vendet e përfshirë në këtë iniciativë.

“Kjo është edhe formë e presionit, i cili duhet të tregojë se dilema – a na nevojitet së pari përforcimi i BE-së, e pastaj zgjerim, është e rreme dhe e gabuar. Nëse këto dy procese nuk shkojnë dorë për dore, BE-ja së shpejti përsëri do të përballet me Ballkanin Perëndimor, por për fat keq, në atë mënyrë që do të ishte më thellë dhe më dhimbshëm për të dyja palët”, ka sqaruar diplomati.

Komisioni Evropian formalisht rekomandoi hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, por këtë vendim duhet ta konfirmojnë të gjitha anëtaret e Këshillit të Evropës.

“Gjithnjë e më vështirë është që të kuptohet kjo dilemë e rreme, sepse bëhet fjalë për hapjen e negociatave, e jo vetëm për zgjerimin. Perëndimi qartë nuk mund ta kuptojë këtë”, ka deklaruar diplomati për EurAktiv. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 20:27

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...