Europa League, kualifikohen Çelsi, Valencia e Napoli

Europa League, kualifikohen Çelsi, Valencia e Napoli

Janë mësuar tre skuadrat e para që kanë kaluar në fazën tjetër të Ligës së Europës. Kështu, skuadrat e para që kanë prerë biletën për në çerekfinale janë Çelsi, Napoli dhe Valencia.

Çelsi ka shkatërruar Dinamon e Kievit në Ukrainë, me një rezultat imponues 5-0, ku heroi i bluve londinezë ishte Olivie Zhiru me një tregolësh. Markos Alonso dhe Odoi autorët e golave të tjerë për Çelsin. Napoli i Elseid Hysajt është mposhtur me shifrat 2-1 në Salcburg nga Red Bulli vendës, por kjo humbje ishte e padëmshme për skuadrën e Ançelotit, që kishte fituar sfidën e parë 3-0 dhe kaloi pa shumë dëme më tej.

Valencia vuan dhe arrin një kualifikim last minute në Krasnodar, me vendësit që arritën të shënonin në minutën e 85-të dhe duke qenë ata në çerekfinale, përpara se në kohën shtesë, spanjollët të barazonin me Guedes dhe të siguronin kualifikimin.

(BalkanWeb)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 22:56
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE