Eurostat: Në Maqedoni kohëzgjatja mesatare e viteve të punës të punëtorëve është 32 vjet

Eurostat: Në Maqedoni kohëzgjatja mesatare e viteve të punës të punëtorëve është 32 vjet

Kohëzgjatja mesatare e parashikuar e viteve të punës në Maqedoni është 32 vjet, tregojnë të dhënat nga analizat e Eurostat.

Indikatorët për kohëzgjatjen e viteve të punës, sipas Eurostat, tregojnë se sa një person i cili aktualisht është në moshën 15-vjeçare, do të jetë aktiv në tregun e punës gjatë jetës së tij.

Kohëzgjatje të ngjashme të viteve të punës kanë vendet tona fqinje. Në Greqi është 33 vjet, njëjtë dhe në Bullgari. Kohëzgjatje të njëjtë të viteve të punës kanë edhe në Rumani. Kohëzgjatje mesatare më të shkurtër të viteve të punës ka në Turqi 29 vite, ndërsa më të gjatë në Islandë 47 vite.

Ndërsa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kohëzgjatja mesatare e viteve të punës është 36 vite dhe atë nga 32 vite në Itali, deri 42 vite në Suedi. 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Tetor 12, 2018 11:48
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE