“Eurostat”: RMV ka 2.077.100 banorë, 3000 burra më shumë se gra

“Eurostat”: RMV ka 2.077.100 banorë, 3000 burra më shumë se gra

Maqedonia e Veriut nga 1 janari i këtij vit numëron 2 milion e 77 mijë e 100 banorë, apo rreth 2000 banorë më tepër në krahasim me një janarin e vitit 2018.

Këto janë të dhëna të publikuara nga “Eurostat”, sipas të cilave numri i banorëve në vend për një vit është rritur për 0.9 për qind.

Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka shënuar rritje pozitive të lindjeve kundrejt vdekjeve prej 1,6 për qind, pasi kanë lindur 21.300 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 19.700 persona.

Në Maqedoninë e Veriut burrat janë në numër më të madh se gratë. Të dhënat e “Eurostat” tregojnë se ka 3000 burra më tepër se sa gra. Numri i përgjithshëm në fund të vitit 2018 është vlerësuar me 2,077,132 banorë, prej të cilëve 1,036,932 janë gra dhe 1,040,200 janë burra.

Mosha mesatare e banorëve është 39,2 vjet. Sa i përket rajonit, numër më të madh të banorëve sipas “Eurostat” ka Greqia me 10,7 milionë, Bullgaria 7 milion, Serbia 6,96, Kroaci 4,07 milion, Shqipëria 2,86 milionë dhe Mali i Zi 626 mijë njerëz.

Në Bashkimin Evropian jetojnë gjithsej 513.5 milionë banorë, që është për 1 milionë më shumë nga viti i kaluar.

Më shumë banorë, apo 83 milionë, ka Gjermania, më pas vjen Franca me 67 milionë, Britania e Madhe ka 66.6 milionë banorë, Spanja 46.9 dhe Polonia 38 milionë banorë. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:10
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.