Evra zbulon sms të Ronaldos: Do ta shkatërrojmë Atleticon

Evra zbulon sms të Ronaldos: Do ta shkatërrojmë Atleticon

Patris Evra, ish-lojtari i Manchester Unitedit, Juventusit dhe Kombëtares së Francës, ka rrëfyer një episod në lidhje me sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldon.

Të dy janë miq që në kohën kur vishnin fanellën e Unitedit, me Evra që rrëfen bashkëbisedimin me CR7 përpara ndeshjes së kthimit me Atleticon e Madridit, bashkëbisedim që tashmë ka përfunduar në rrjetet sociale.

“I vetmi person në botë që mban një presion të tillë dhe është lojtari më i mirë në botë sikurse Micheal Jordan, Cristiano Ronaldo.

Mos kërkoni kot numrin e tij”, shkruan Patris Evra, që më pas poston bashkëbisedimin në whatsapp me CR7, transmeton BW.

“Vëlla besoj te ty për ndeshjen e kthimit në Champions”, shkruan Evra, ndërsa Ronaldo ia kthen i bindur: “E di, ne do të kualifikohemi vëlla. Ne do t’i shkatërrojmë ata”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 22:51
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.