Facebook News Feed tash është më i lehtë për navigim

Facebook News Feed tash është më i lehtë për navigim

Gjatë javëve të ardhshme, Facebook do të bëjë azhurnimin e ri për News Feed në desktop dhe aplikacionin mobil, i cili do të mundësojë navigacion më të lehtë të shërbimit, transmeton KosovaPress.

Komentet në publikime do të dallojnë pak, ndërsa përgjigjet ndaj komenteve të caktuara do të tregojnë qartë se nuk janë komente në publikimin kryesor.

Përveç kësaj, për të qenë publikimi sa më i lehtë për lexim, kontrasti i ngjyrës së tekstit do të forcohet, transmeton KosovaPress.

Ndryshimet tjera përfshijnë lehtësimin për shikimin e vegëzave para se përdoruesit të klikojnë mbi to dhe lehtësimin e dukshmërisë mbi secilin koment, të cilit ata i përgjigjen.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Gusht 16, 2017 22:54