Facebook sjell një risi që askush nuk dëshiron

Facebook sjell një risi që askush nuk dëshiron

Facebook ka sjellë një risi që askush nuk po kërkon dhe e cila të gjithëve do t’iu shkojë në nerva.

Ju nuk do të jeni më në gjendje të spiunoni njerëzit në Facebook, dhe ata të mos e dinë se jeni atje. Në profilin tuaj do të tregojë se kur keni qenë më parë aktiv. Një gjë e ngjashme ishte dikur në MySpace dhe tani është edhe në Facebook.

Portali Mashable ka zbuluar se Facebook tashmë po teston risinë, e cila tregon se para sa kohe keni qenë online.

Deri tani, ky “status online” ishte i dukshëm vetëm në Facebook Messenger, por tani të gjithë miqtë tuaj do të jenë gjithmonë në gjendje të shohin kur je në rrjetin social. Për fat të mirë, këtë opsion nuk do të jetë në gjendje t’i shohin  ata që nuk i keni miq në listën e kontakteve.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 23, 2017 23:52

REKLAMA