Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e thellon bashkëpunimin me kompanitë e njohura nga Kosova

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e thellon bashkëpunimin me kompanitë e njohura nga Kosova

Studentët e vitit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, bashkë me dekanin e këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, si dhe profesorët e tyre realizuan një vizitë profesionale, në kompaninë e pijeve Frutomania në Gjilan të Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tyre në këtë kompani, studentët kishin mundësi që nga afër të shohin procesin e punës që nga plantacioni i frutave, ku bëhet vjelja e tyre e deri në produktin final. Këtë proces studentët e ndjekin në teori në vitin e parë të studimeve në kuadër të lëndës: lënda e parë në industrinë ushqimore, të cilën e ligjëron Prof. Dr. Xhezahir Idrizi.

Teknologu kryesor i kompanisë Frutomania, Qëndrim Ramadani, para studentëve i prezantoi të gjitha fazat e punës që realizohen në kompani duke u sugjeruar studentëve që sa më shumë t’i kushtojnë rëndësi studimeve të teknologjisë ushqimore, pasi që edhe ai vetë para disa vitesh ka qenë student në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës.

Dekani Prof. Dr. Xhezahir Idrizi i falënderoi drejtuesit e kompanisë Frutomania për mundësinë që u kanë dhënë studentëve që për së afërmi të ndjekin prodhimin e lëngjeve bio, duke shpresuar se bashkëpunimi me këtë kompani do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që studentët të përfitojnë sa më shumë njohuri rreth procesit të shtrydhjes së frutave dhe prodhimit të lëngjeve 100% natyrale. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 2, 2018 08:58

REKLAMA

Maqedoni
2°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE