Fansat e Barcelonës do t’i frustrojë zgjedhja e klubit për ta zëvendësuar Luis Suarezin

Fansat e Barcelonës do t’i frustrojë zgjedhja e klubit për ta zëvendësuar Luis Suarezin

Barcelona po e konsideron transferimin e sulmuesit rezervë të Liverpoolit, Divock Origi si zëvendësues potencial të Luis Suarezit për edicionin e ardhshëm.

Belgu e ka pasur të vështirë ta fitojë besimin e Jurgen Kloppit, por shënoi disa gola të rëndësishëm në edicionin 2018/19.

Ai në fakt shënoi golin që e eleminoi Barcelonën nga Champions League këtë fushatë, në përmbysjen 4-0 të “Të Kuqve” në gjysmëfinale, shkruan Periskopi.

Origi after his second goal vs Barca

Tani, “Mundo Deportivo” raporton se Barça është e impresionuar me paraqitjen e Origit kundër saj dhe po e konsideron atë si zëvendësues të Suarezit.

Derisa Antoine Griezmann pritet të transferohet nga Atletico Madridi, blaugranët po e kërkojnë edhe një 9-sh tipik, gjë që nuk mund ta themi për francezin.

Përkundër kualiteteve që posedon Origi, vështirë të besojmë se fansat katalunas do të jenë të kënaqur të transferojnë një rezervist të Liverpoolit si zëvendësues të një sulmuesi të klasit botëror siç është Suarez. /Periskopi.com/

Divock Origi celebrates his goal vs Barcelona

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 23, 2019 22:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...