web
counter

Fatmir Sejdiu, i gatshëm të jetë pjesë e Ekipit të Unitetit

Fatmir Sejdiu, i gatshëm të jetë pjesë e Ekipit të Unitetit

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë pala serbe ka dashur që ta keqpërdor dialogun për qëllimet e saja.

Sejdiu shprehet se ka kërkuar nga të gjithë pasardhësit e tij, që të kërkojnë ndihmë nga ai në këtë proces, por edhe në proceset e tjera, porse asnjëherë nuk e kanë konsultuar. Ndërsa, thotë se do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e Ekipit të Unitetit të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë në Tribuna Channel, se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është jashtëzakonisht e ndjeshme, si për shtetin të Kosovës, po ashtu edhe për marrëdhëniet e shtetit me fqinjët e tij. Ndaj, ka kërkuar nga instancat më të larta të vendit, që të kenë kujdes në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ish-presidenti i Kosovës ka kërkuar që institucionet e vendit të punojnë në ndërrimin e Kushtetutës së saj, sidomos në pjesën ku presidenti i vendit zgjidhet në Parlament. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një Kushtetutë ku presidenti zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve të vendit.

Por, ka shtuar se kjo gjë nuk duhet të jetë një ndër prioritetet kyçe të vendit, pasi që Kosova është në zor të temave të mëdha, si: Demarkacioni, Asociacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sejdiu në këtë emision ka folur për ecurinë e formimit të institucioneve të reja, me theks të veçantë formimin e Qeverisë Haradinaj.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 23:56

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°