Fazliu: Komunat nuk funksionojnë siç duhet

Fazliu: Komunat nuk funksionojnë siç duhet

Avancimi i decentralizimit është një prej përcaktimeve kyçe të Qeverisë. Me përkushtim punohet në këtë plan dhe përmes projekteve që në këtë moment Ministria i realizon në bashkëpunim me UNDP-në, por ende nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me funksionalitetin e komunave, kemi nevojë të mëtutjeshme të zhvillimit të kapaciteteve dhe resurseve, në mënyrë që komunat të marrin përgjegjësi të reja, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu në takimin e sotëm me koordinuesen rezidente të KB-së në vend, Rosana Dudzak.

Në takim, ministri Fazliu e theksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin shumëvjeçar që Ministria e ka me UNDP-në, veçanërisht në zbatimin e procesit të decentralizimit.

Dudziak shprehu interes të veçantë për prioritetet e Ministrisë në qeverisjen e procesit të decentralizimit, për kapacitetet dhe resurset e komunave dhe për mundësitë e tyre zhvillimore.

Gjatë bisedës, u theksua se bashkëpunimi në mes Ministrisë vetëqeverisjes lokale dhe UNDP-së do të vazhdojë për realizimin e prioriteteve për përmirësimin e funksionimit të komunave duke forcuar kapacitetin e tyre administrativ, duke siguruar një mënyrë më të drejtë të financimit, ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin ekonomik dhe social, zhvillimin e demokracisë lokale dhe rritjen e transparencës dhe gjithëpërfshirës, si dhe krijimin e kushteve për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe qasjen më të lehtë deri te shërbimet për njerëzit me aftësi të kufizuara. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.