Federer në monedhat zvicerane nga 20 dhe 50 franga!

Federer në monedhat zvicerane nga 20 dhe 50 franga!

Monedha e argjendit prej 20 frangësh me pamjet e Rozher Federerit do të lëshohet në përdorim më 23 janar të vitit të ardhshëm.

Kjo është hera e parë që Instituti “Suismint” i ka kushtuar një monedhë përkujtimore një personaliteti të gjallë. Federer gjithashtu do të ketë nderin të paraqitet në një monedhë të artë prej 50 franga, që do të jetë në qarkullim nga muaji maj të vitit 2020. Instituti “Suismint” që merret me krijiin e monedhës zvicerane, “zgjodhi të nderonte kampionin e tenisit, jo vetëm për shkak të lojës së tij në fushën e tenisit, por edhe për faktin se ai është një ‘ambasador i vërtetë për Zvicrën, me angazhimin e tij shoqëror, veçanërisht përmes Fondacionit të tij, për të ndihmuar fëmijët ose si një ambasador i UNICEF-it”, thuhet në kumtesën për mediat nga Suiismint.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 22:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA