Feronikeli e shkatërron Trepçën ‘89 dhe e fiton Kupën e Kosovës

Feronikeli e shkatërron Trepçën ‘89 dhe e fiton Kupën e Kosovës

Pas triumfit në Ipko Superligë, edhe Kupa e Kosovës do të shkojë në Drenas.

Feronikeli e ka mposhtur 5-1 në finale Trepçën ’89 për ta fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2018/19, raporton Gazeta Express.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk kishte shumë shikues.

Ndeshjen kishin ardhur për ta përcjellë edhe Lorik Cana e Milot Rashica.

Sfida nisi siç është më së miri për kampionin e Kosovës.

Feronikeli kaloi në epërsi me anë të Astrit Fazliut në minutën e 16’.

 

Pak minuta më vonë, për 2-0 realizoi Mendurim Hoti në min 27’, për rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, fillimisht golin e gjeti Albutrint Morina. Ai realizoi për 3-0 pas një rrëmuje në zonë në minutën e 66’.

Pak minuta më vonë, sulmuesi Kastriot Rexha shënoi për 4-0.

Kurse krejt çka arritën të bëjnë Trepça ’89, ishte goli i nderit në minutën e 73’, i shënuan nga zëvendësuesi Muja.

Feronikeli ishte në naten e saj dhe për rezultatin përfundimtar shënoi Kastriot Rexha në fund të ndeshjes, për 5-1, dhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Kjo fitoren e Feronikelit, ka bërë që Prishtina të dalë në Evropë si nënakmpione. /Gazeta Express/

Burimi: gazetaexpress.com

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 24, 2019 22:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...