Ferrari 812 me edicion të ri në shtator

Ferrari 812 me edicion të ri në shtator

Burimi bën të ditur se do të quhet 812 Monza, me dizajn të një prej veturave të Ferrarit, më të suksesshme në gara

Postimi misterioz që ka bërë Ferrari, lë të kuptohet se më 17 shtator do të bëjë një prezantim zyrtar

Nuk ka të dhëna zyrtare, por Motor1 bën të ditur se njoftimi është bërë në një seksion të veçantë të ueb-faqes dedikuar vetëm për pronarët e makinave Ferrari. “Icona Ferrari” është i vetmi shënim në mes të imazhit, poshtë së cilit shkruan data dhe Maranello, vendlindja e makinës italiane Ferrari.

Njoftimi i ka mjaftuar Motor1, që të spekulojë se kjo do të jetë data dhe hapësira, ku do të prezantohet Ferrari 812 Superfast, që do ta mbajë emrin 812 Monza.

Sikur edicioni i limituar J50, që u krijuar për të shënuar 50 vjetorin e Ferrarit në Japoni, nëpërmjet një 488 Spyder edhe ky model pritet të jetë i veçantë.

Dukje e jashtme pritet t’i ngjajë njërës prej veturave më të mira të Ferrarit, që kanë dalë fituese nëpër gara. Mund të jetë edhe Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1957, por i modernizuar dhe me shumë përparësi teknologjike.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 10, 2018 22:52
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...