Festival i artit ndriçues në Shkup

Festival i artit ndriçues në Shkup

Qëllimi i festivalit është të sjellë ndriçim dhe ngjyrë në përditëshmërinë dhe të shfaqet pjesa e bukur, e larmishme e jetës.

Në rrjedhë është edicioni i dytë i festivalit “Skopje Light Art District” – Festivalit ndërkombëtar të artit ndriçues, ndërsa në kuadër të tij prezantohen dhjetëra artistë, grupe dhe muzikantë në 18 lokacione, të cilët me ekspozitat e tyre, perfomancat dhe 3D-hartimet, e ndriçojnë qendrën e Shkupit në ngjyra të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).Qëllimi i mbajtjes së këtij festivali është të sjellë ndriçim dhe ngjyrë në përditëshmërinë dhe të shfaqet pjesa e bukur, e larmishme e jetës, ndërsa të gjithë të pranishmit në festival kanë mundësi të jenë pjesë e një përvoje të re dhe të pazakontë.

Duke ndjekur “shtegun”, nga “Kurshumli Ani” në Çarshia e Vjetër, si dhe në lokacione tjera në Çarshi, përmes bregut të lumit Vardar, deri në Parkun e Qytetit, të interesuarit mund përmes shëtitjes t’i shohin instalimet e ndryshme ndriçuese, drunjtë e ndriçuar, si dhe 3D – Videoprojeksionet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 1, 2019 21:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...