Festivali “Teatri shqiptar”, ngjitet në skenë shfaqja “Skicuesi” i autorit Healley

Festivali “Teatri shqiptar”, ngjitet në skenë shfaqja “Skicuesi” i autorit Healley

Mbrëmë në natën e tretë të festivalit “Teatri Shqiptar” në Maqedoni me pjesën “Skicuesi” të autorit, Michael Healley, me regji të realizuar nga Afeida Boriçi, në skenë u ngjit Trupa Teatrore e Preshevës.

Autori i veprës në këtë shfaqe paraqet pasojat psikike të mbetura si miqësia, dashuria dhe lufta. Ngjarja shtjellohet në një fermë bagëtish në fshat, ku një grup aktorësh vijnë të bëjnë skenar të një drame për fermerët. Më gjerësisht përshtypjet për shfaqen “Skicuesi” dhe Festivalin e Teatrit flet kritiku i festivalit, Agron Gërguri.

“Shfaqja “Skicuesi” e Teatrit të Preshevës na ofroi një temë shumë interesante, ku ndërlidhen miqësia, dashuria dhe lufta, dhe në këtë trekëndësh me një personazh i cili e kishte humbur kujtesën dhe që përmes artit një personazh i cili përfaqëson në një farë mënyre artin dhe të futet në një laborator të shërimit dhe të kthimit në jetën normale. Sigurisht pjesa kryesore edhe në këtë shfaqe ishte aktrimi, aktrimi i Gani Veselit ishte impresionues, personazhin e vështirë për ta luajtur e solli natyrshëm në skenën e Teatrit në Dibër, besoj se edhe spektatorët komunikuan me shfaqen, aq më tepër kur edhe jeta sociale e jeta në fshat me një skenografi e cila shumë mirë e paraqiste jetën e fshatit. Aktorët e përmbushën shfaqen me interpretim të suksesshëm”,- tha kritiku, Agron Gërguri.

Në natën e katërt të festivalit, para publikut dibran do të paraqitet trupa teatrore nga Gjirokastra me pjesën “Një krevat për tre”, të autorit Andre Roussin me regji të realizuar nga regjisori, Vasil Cuklla. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2018 19:15

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE